Ju po shikoni: Shoqerimi i Adriatik Colit per ne gjykate |
1 |
TIRANË- Vendosja prapa hekurave të burgut të 16 pjesëtarëve të “bandës” së Durrësit ka ardhur me ndihmën e të penduarit Adriatik Coli,
i cili ishte pjesë e kësaj organizate kriminale për disa vite dhe për llogari të saj ka kryer rreth 8 vrasje. Dje, gjatë seancës gjyqësore të radhës, i pandehuri që ka nënshkruar marrëveshjen me prokurorin dhe që ka fituar statusin e të penduarit, Coli erdhi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda i shoqëruar nën masa të rrepta të sigurisë, ku ishte i veshur me antiplumb dhe skafanto, pamje të cilat i ka siguruar “Shekulli”. Gjatë seancës së djeshme, Coli i veçuar nga të pandehurit e tjerë ruhej nga tre efektivë të forcave të sigurisë, të cilët kishin të vendosur në kokë maska. Ndërsa, pas shtyrjes së seancës i penduari është shoqëruar jashtë dyerve të gjykatës, me mjete të blinduara dhe nën vëzhgimin e rreptë të forcave të zyrës për Mbrojtjen e Dëshmitarëve të Drejtësisë. Sipas akuzës, dëshmia e tij ka fundosur të 16 të pandehurit e kësaj bande, duke dëshmuar me hollësi për të gjitha ngjarjet dhe vrasjet e kryera nga të pandehurit që janë të arrestuar dhe atyre të shpallur në kërkim.
Video nga: Flamur Vezaj
30/07/2008 ne oren 12:16 pm
kjo po qe eshte regjistrim….te lumte dpo kush eka bere
[Repliko]