Ju po shikoni: Gjyqi i Adriatik Colit

0

TIRANË- Pezullohen afatet e paraburgimit për 16 të pandehurit e akuzuar si pjesëtarë të “bandave” të Durrësit dhe shtyhet gjyqi për në shtator.

Mesditën e djeshme, me tre orë vonesë ka filluar seanca e radhës gjyqësore pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për shqyrtimin e procesit penal ndaj 16 të pandehurve të “bandave” të Durrësit, por mungesa e 6 avokatëve dhe tre të pandehurve detyroi gjykatën të shty seancën për datën 4 shtator. Menjëherë, pas verifikimit të palëve në seancë dhe evidentimit të mungesave të avokatëve, avokati i Lul Berishës, akuzoj policin për rrëmbimin e klientit të tij, të bërë tre ditë më parë për marrjen në pyetje për një çështje tjetër hetimore të prokurorisë së Durrësit, që nga mbrojtësi ligjor u cilësua si rrëmbim personi dhe marrjen e tij në pyetje larg institucionit të paraburgimit në Linz shkakton frik për jetën e tij. Pas, kësaj kërkese gjykata e çmoj të drejt shqetësimin e mbrojtësit, duke kërkuar nga policia dhe prokuroria që për çdo lëvizje të Lul Berishës të njoftohet gjykata.

Video nga: Flamur Vezaj

Jepni komentin tuaj