Ju po shikoni: Zjarri sot ne Tirane |
1 |
TIRANË- Ka qenë ora 9:30 minuta kur ndërtesa 12 katshe që ndodhet në rrugën “Kavajës” është përfshirë nga tymi i zi, që dilte si pasoj e djegies së naftës që ndodhej në garazhet dhe parkingu n e kësaj ndërtese, që rrezikoj banorët e tre godinave që ishin ngjitur.
Sipas burimeve nga policia, zjarri ka ardhur nga mos kujdesi i punëtorëve që po kryenin saldime afër gjeneratorit që furnizonte me elektricitet ashensorin e pallatit, ku ishin vendosur një sërë biznesesh dhe kompani private. “Shkëndijat e saldadriçes shkaktuan një zjarr në naftën e hedhur në dysheme pa dashje gjatë furnizimit të gjeneratorëve dhe që ka shkaktuar djegien e saj deri te shpërthimi i këtij gjeneratori dhe djegia e rreth 200 litrave naftë që ishte në serbatorin e gjeneratorit. Ky zjarr, ka rrezikuar banorët e pallateve ngjitur, por që fal ndërhyrjes së shpejt të RENEA-së dhe zjarrfikësve të kryeqytet zjarri është ndalur pas dy ore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe vetëm një të plagosur nga asfiksia”,-thanë burimet. Policia pas lokalizimit të zjarrit dhe shuajtjes së tij, ka shoqëruar për në polici rreth 12 persona, ku vetëm dy prej tyre do të ndiqen penalisht për veprën penale të “shkeljes së rregullave të sigurisë gjatë kryerjes së punimeve”.
Video nga: Flamur Vezaj
29/07/2008 ne oren 10:18 am
ore me kaq cilesi regjistrimin si ta kishit bere me kamer….
po mire regjistrimi po aman se kjo eshte qeveria jone qe lejon te digjen njersit e vete dhe nuk shuan zjarrin…
[Repliko]